Pse femrave beqare nuk duhet t’i themi “Na ngele në derë”? 7 Faktet që do t’iu habisin!

0
12

Asgjë nuk është si duket, pasi ndodh që këto femra mund të jenë shumë rehat me veten e tyre dhe nuk e kanë të nevojshme të kenë dikë në jetën e tyre. Femrat e arrira në karrierë dhe shumë simpatike zgjedhin të rrinë vetëm, sesa me dikë që ndoshta mund t’i prishë atë qetësinë shpirtërore. Shoqëria i shikon me keqardhje, sepse mendojnë se vetmia do i shoqërojë gjithë jetën dhe nuk do jenë të lumtura. Në Shqipëri është shprehja ” na ngele në derë”. Ja disa arsye, pse këto femra janë single: 1. Kanë personalitet të fortë Vetbesimi ndikon që të shfaqen shumë tërheqëse për meshkujt, duke i frikësuar për të krijuar një lidhje. Një mashkull edhe mund të trembet nga kjo gjë. 2. Janë besnike ndaj miqve Femrat single nuk i braktisin miqtë e tyre, sa herë vjen një mashkull në jetën e tyre. Mashkulli që dëshiron të jetë në jetën e tyre, duhet të dijë vendin e tij. Shumica e femrave të lidhura, e harrojnë shoqërinë e tyre dhe kutjohen për ta vetëm kur kanë interes. 3. Nuk janë të dëshpëruara Femrat single, ja dedikojnë kohën e tyre gjërave që i bëjnë të ndihen të lumtura dhe nuk janë aspak të dëshpëruara. 4. Meshkujt nuk janë prioriteti i tyre Ato nuk kanë asgjë me nxitim, sepse mendojnë që dashuria mund të rritet me durim. Shfrytëzimi i kohës, në mënyrën më të mirë është motoja e tyre. 5. Janë aventuriere sensuale Femrat single, veçanërisht nuk e pëlqejnë monotoninë. Ato bëjnë çdo gjë për të bërë ndonjë aventurë interesante. 6. Janë ambicioze Ato përqendrohen te puna dhe angazhimet e përditshme. Sipas tyre, jeta është shumë e shkurtër, për t’u martuar. 7. Nuk i pëlqejnë kompromiset Ato i bëjnë gjërat vetëm nëse i ndjejnë. Janë të varura ndaj së panjohurës dhe lirisë. Vetëm nëse gjejnë dikë që t’i kuptojë dhe të mendojë njësoj si to, mund të krijojnë kompromise.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu