Pse duhet të dilni gjithmonë nga Facebooku nëse shikoni porno?

0
8

Sipas The Sun, duhet të dilni gjithmonë nga Facebooku nëse shikoni porno – për shkak se do të gjurmoheni.

Ueb-faqet e pornografisë kanë një shtesë të fshehtë të Facebookut, e cila ia mundëson rrjetit social të ju vëzhgojë.

Pse e bën këtë Facebook? Për shkak se i pëlqen të dijë pothuajse gjithçka që jeni duke shikuar në internet.

Kompania mbledh të dhëna rreth ueb-faqeve që i vizitoni kështu që të shfaqë gjëra në interesin tuaj në rrjetin social.

Sipas rregullit të të dhënave të tyre, Facebook thotë:

“Ne mbledhim të dhëna kur e vizitoni ose përdorni ueb-faqe dhe aplikacione të palës së tretë të cilat përdorin shërbimet tona (kur ofrojnë një buton Like p.sh).

Kjo përfshin informacione rreth ueb-faqes dhe aplikacioneve që i vizitoni, përdorimin tuaj të shërbimeve tona në këto ueb-faqe dhe aplikacione, si dhe informata mbi zhvilluesin ose publikuesin e aplikacionit ose ueb-faqes që ka shërbimet tona”.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu