Pronari i PSG-së tashmë po hetohet nga Zvicra

0
11
Loading...

Një gjykatë zvicerane ka nisur një hetim kundër Nasser Al-Khelaifit, pronarit të Paris Saint-Germainit dhe ish sekretarit gjeneral të FIFA-s Jerome Valcke. Al-Khelaifi është anëtar i rëndësishëm i komitetit organizues të Botërorit të FIFA-s në Katar dhe nga gazeta franceze “L’Equipe” është vlerësuar si personi më i fuqishëm në futbollin francez.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër ka thënë të enjten se dyshohet që “Jerome Valcke ka pranuar avantazhe nga një biznesmen në sektorin e të drejtave televizive për disa shtete lidhur me Botërorët 2018, 2022, 2026 dhe 2030 dhe nga Nasser Al-Khelaifi në lidhje me dhënien e të drejtave mediale për disa shtete lidhur me Botërorët 2026 dhe 2030”.

Al-Khelaifi bëri bujë në futbollin ndërkombëtar edhe këtë verë duke thyer rekordin për transferimin më të shtrenjtë duke blerë Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro, përgatiti Express. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here