Prishja e shtëpive në Shkozë, banorët protestë tek ambasadat e SHBA dhe BE

0
15
Loading...

Banorët e Shkozës, shtëpitë e të cilëve do të shemben për shkak të zgjerimit të rrugës dhe rehabilitimit të lumit të Lanës kanë marshuar drejt ambasadës së SHBA dhe delegacionit të BE-së. Përmes një letre ata kërkojnë ndihmë.

Edhe pse në ditë të dielë, (17 shtator) banorët shohin si zgjidhje ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë pasi i kanë humbur shpresat tek institucionet e shtetit shqiptar.

Protestuesi: Në vend që të na lajmëronin të na jepnin afat janë paraqitur në një orë të papërshtatshme dhe u kërkua brenda një kohe të pamundur të braktisnin banesat. Në të kundërt do të gjobiteshin me 5 mln lekë të vjetra.

Banorët nuk janë kundër rehabilitimit të Lanës, por ata kërkojnë njohjen e pronësisë dhe garantimin e dëmshpërblimeve.

Protestuesi: Nuk jemi kurrsesi kundër por të më thuash se kush është dëmshpërblimi dhe ku duhet të shkoj të banoj.

Në rast se institucionet shtetërore nuk gjejne zgjidhje, ata paralajmërojnë vijimin e protestave.

Protestuesi:“Nuk ka rrugë tjetër. Jemi të tradhëtuar nga institucionet tona”

Prej 3 ditësh banorët e Shkozës protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre për shkak zgjerimit të rrugës, në kuadër të një projekti të ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve. Janë 153 familje që preken nga ky projekt./oranews/b.d

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here