Po afron apokalipsi, parashikimi i frikshëm për 23 Shtatorin

0
39
Loading...

Një parashikim shokues që ka të bëjë me planetin Tokë. Sipas një interpretimi të librit të Testamentit të Ri, planeti ynë rrezikon që të zhduket brenda pak vitesh.

23 shtatori është data që lajmëron apokalipsin, ku sipas teoricienëve të konspiracionit

shtrirja e planetit, së bashku me atë të yjësive të Luanit dhe Virgjëreshës, do të krijojë një proces që do të shënojë nisjen e fundit të botës.

Profecia flet për një grua, të veshur me diellin, me hënën nën këmbë dhe një kurorë me 12 yje, e cila do të shfaqet pak para shkatërrimit total.

Në këtë rast Virgjëresha mund të jetë gruaja dhe kurora me yje është Luani, thënë ndryshe një sërë shenjash të zodiakut, krijojnë idenë se 23 shtatori mund të jetë një datë kyçe për njerëzimin.

Kjo teori vjen bazuar edhe në shkrimet antike, ku flitet për nisjen e një faze e cila duhet të zgjasë 7 vjet, në fund të të cilit Toka do të shkatërrohet përgjithmonë.

/noa/a.m.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here