Pesë humbje radhazi të Kombëtares, bilanci negativ që mungonte prej 14 vitesh

0
45

Humbja e sotme ndaj Luksemburgut ishte e pesta radhazi për kombëtaren shqiptare të futbollit, sepse vinte pas tyre ndaj Spanjës (2-0), Izraelit (3-0), Italisë (2-0) dhe Bosnjë Hercegovinës (2-1). Për të gjetur një seri të tillë negative të përfaqësues shqiptare duhet kthyer në kohë 14 vite më parë.

Hera e fundit kur Shqipëria regjistroi 5 humbje radhazi, ishte në vitit 2003 dhe kuqezinjtë drejtoheshin nga Hans Peter Brigel.

Shqipëria u mund radhazi nga Bullgari (2-0, miqësore), Irlanda (2-1, zyrtare), Zvicra (3-2, zyrtare), Maqedonia (3-1, miqësore) dhe Gjeorgjia (3-0, zyrtare).

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu