Përllogaritja e pensionit, ish-ushtarakët padi në kushtetuese

0
16
Loading...

Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë ka nisur një betejë ligjore në Gjykaten Kushtetuese, për të fituar sipas tyre të drejtën ligjore që ua ka mohuar me një vendim unifikues Gjykata e Lartë për mënyrën e përllogaritjes së pensionit të parakohshëm për ushtarakët.

Ndërsa Gjykata e Lartë, me një vendim unifikues të kolegjeve të bashkuara ka përcaktuar se pavarësisht formulës së përllogaritjes, masa e përgjithshme e pensionit të parakohshëm nuk duhet të kalojë masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë tregon dy pasoja të drejtëpërdrejta nëse ky vendim do të zbatohet.

“Me këtë masë ulen gati dy të tretat e pensionit të ushtarakëve, por më e keqja është se nëse ky vendim unifikues miratohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, atëherë të gjithë ushtarakët që kanë fituar gjyqet nga viti 2005 e këtej duhet t’iu kthejnë paratë kompanive të sigurimit”, deklaron Thoma Konduri për TCH.

Aktualisht kjo çështje është në pritje për t’u gjykuar në Gjykatën Kushtetuese./a.m.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here