Për një trup sa më në formë, ndiqni 8 këshillat e Emily Ratajkowski

0
24

Modelja seksi, Emily Ratajkowski, ka një ndër trupat më të dëshiruar në botën e shoubiznesit. Edhe pse e ka pranuar që është me fat për një metabolizëm të atillë, gjithsesi Emily punon fortë për të qenë gjithmonë në formë. Dieta ushqimore që modelja ndjek, nuk është aq ‘light’ sa e mendoni. Ndoshta ju shkon mendja vetëm tek drithërat apo perimet e frutat, por ja që Ratajkowski zhgënjen në këtë pikë. Të ngrënit shëndetshëm, me përfshirjen të çdo lloj ushqimi në ‘menu’, janë vetëm dy nga elementët që ndihmojnë të qendrosh në formë. Përpos palestrës, modelja seksi kujdeset edhe për orët që duhet të pushojë dhe kohës që i kushton gjumit. Më poshtë do të gjeni 8 rregullat e artë të mënyrës së jetesës së saj.

-Për mëngjes, zgjedh gjithmonë një ëmbëlsirë me peta dhe kafe të zezë.

-E përmban veten para ushqimeve me përqindje të lartë yndyre apo brumërave.

-Di të balancojë dëshirën për ëmbëlsira, me atë çfarë është vërtetë e shëndetshme për organizmin.

-Është përdoruese e mishit dhe nuk ka frikë aspak, që ta përfshijë në dietën e saj ushqimore.

–Në kohën e lirë, i përkushtohet aktivitetit fizik, si joga apo të ecurit në natyrë.

-Shumicën e kohës zgjedh restorantet për të ngrënë, të cilat gatuajnë në bazë të masave të duhura të përdorimit të yndyrnave apo brumërave.

-Uji dhe gjumi janë çelësi i rutinës së saj.

-Nuk e sforcon veten, pasi lodhja e tepërt në një drejtim të caktuar, kthehet në dëm për organizmin.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu