Për dy ditë, OnePlus merr 300 mijë para-porosi

0
23

Lansimi i OnePlus 5 do të zhvillohet më 20 qershor. Një ngjarje është planifikuar në Kinë më 21 qershor dhe në Indi një ditë më pas, por telefoni i paparalajmëruar tashmë po fiton interesim me mbi 300,000 regjistrime në JD.com.

Ky numër përfshin vetëm regjistrimet në faqen e internetit të shitësit me pakicë kinez. Interesi aktual është shumë më i lartë nëse konsiderojmë se shumica e blerjeve do të kalojnë përmes faqes zyrtare të OnePlus-it.

OnePlus është duke zbuluar pajisjen e re pak nga pak, duke zbuluar tashmë dizajnin e pasmë. Pete Lau tregoi poashtu se si OnePlus 5 do të xhirojë në errësirë.

Ne e dimë se OnePlus 5 do të vijë me kamera të dyfishta. Procesori konfirmohet të jetë Snapdragon 835, por mbetet ende të dëgjojmë më shumë detaje rreth telefonit.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu