Panik në sheshin kryesor të Torinos, plagë të lehta për mijëra tifozë të Juventusit

0
30

Mijëra tifozë të Juvenusit pësuan plagë të lehta pasi ata i përfshiu paniku pasi dëgjuan disa shpërthime, por që ishim vetëm nga disa fishekziarre.

Tifozët e “Zonjës së vjetër” ishin duke parë drejtpërdrejt, përmes ekranit gjigant, finalen e Champions League mes Juventusit dhe Realit të Madridit, në sheshin kryesor të Torinos.

Mbi një mijë tifozë pësuan plagë të lehta, kur disa shpërthime të konsiderueshme, por që duket se erdhën si pasojë e fishekzjarreve, shkaktuan panik vetëm pak minuta pas fundit të ndeshjes.

Megjithatë, kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi i takimit, turma e mbledhur në sheshin qendror të “San Carlo”-s nisi arratinë, duke i shtyrë njerëzit rreth barrierave mbrojtëse. Çanta, këpucë e shumëçka tjetër u lanë në vendngjarje, teksa njerëzit bërtisnin me të madhe teksa largoheshin.

Një djalë 7-vjeçar raportohet në gjendje të rëndë në spital, pasi ka pësuar dëme në kokë dhe në gjoks. Disa prej të plagosurve u dëmtuan në momentin kur barrierat për të drejtuar hyrje-daljen në shesh u rrëzuan dhe pengonin njerëzit në arratinë e tyre.

1 e 5

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here