Nuk jeni dashuruar akoma? Mësoni pse ka ndodhur kjo sipas shenjës së horoskopit

0
16

Ende nuk keni ndjerë flutura në stomak? Ja çfarë thotë shenja juaj e horoskopit

Dashi:

Je akoma beqar/e sepse je shumë impulsiv/e. Nuk e ke problem të bësh lëvizjen e parë dhe ndonjëherë e bën pa u menduar shumë.

Demi:

Ti e di mirë se çfarë je duke kërkuar dhe për këtë nuk e lë veten të lirë dhe pret personin e duhur për ty, por ndërkohë humbët raste shumë të mira.

Binjakët:

E ke bindur veten se nuk je ende gati për të dashuruar dhe për t’u dashuruar. Mendon se je shumë e re ose që humb kohën tënde duke qëndruar me dikë. Por kujto se kur të jetë momenti I duhur për ty ai person do të dashurojë dhe nuk do ketë rëndësi nëse ti do jesh gati apo jo.

Gaforrja:

Vazhdon të mendosh për të shkuarën. Si mendosh të ecësh para duke e mbajtur kokën pas? Lëri pas disa kujtime dhe jeto të tashmen. Vetëm kështu mund të provosh të gjesh lumturinë dhe dashurinë.

Luani:

Nuk e gjen dashurinë sepse vazhdon të fshihesh, të mbulosh defektet e tua, të maskohesh. Tregoji botës se kush je në të vërtetë dhe do të gjesh dikë që do të dashurojë dhe do t’i bëjë cilësi ato që ti mendon se janë defekte.

Virgjëresha:

Nuk e ke gjetur akoma dashurinë sepse je shumë sipërfaqësor/e. Kërko dikë që përshtatet me pritshmëritë e tua të larta. Duhet të dish se njerëzit janë real, pra kanë defekte dhe probleme.

Peshorja:

Ndjen sikur nuk e meriton dashurinë. Ndoshta kjo për shkak të disa situatave në të shkuarën. Megjithatë duhet ta kalosh frikën dhe “të futesh përsëri në lojë”.

Akrepi:

Ti je nga ata tip njerëzish që do të ketë gjithçka nën kontroll dhe shumë i saktë. Kjo nuk të ndihmon të gjesh personin e duhur. Kjo sjellje do të bëjë të ngelesh vetëm ndaj përpiqu të përmirësohesh dhe lëri gjërat të shkojnë siç duhet, jo si dëshiron ti.

Shigjetari:

Ke frikë se do mërzitesh duke jetuar gjithë jetën me dikë. Druhesh se nuk do të mundesh të jesh më i/e lirë dhe i/e pavarur. Nuk duhet të shqetësohesh sepse personi i duhur nuk do të bëjë të ndjehesh në siklet.

Bricjapi:

Kërkon gjithmonë t’i “shpëtosh” dashurisë ose ta shmangësh. Kjo nuk të ndihmon. Ti do të jetosh gjithmonë në liri por kujto që dashuria është një faktor i rëndësishëm në jetën e njeriut.

Ujori:

Ndjehesh mirë vetëm dhe ke frikë të lidhesh me një person sepse të tmerron ideja se një ditë mund të të lëndojë dhe të braktisë. Fatmirësisht, “jashtë” ka njerëz seriozë dhe të duhur për çdo njeri, mos u ndal dhe jepi mundësinë personit të duhur të të arrijë.

Peshqit:

Je e dashur e shkëlqyer dhe nuk e ke gjetur akoma dashurinë por e shpenzoni të gjithë kohën dhe energjinë tuaj për të dashur miqtë dhe familjen. Por mos harro se duhet të marrësh pak kohë edhe për veten, të gjesh dikë me një zemër të madhe si tënden dhe që të të dojë siç ke bërë ti gjithnjë.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu