Një sulm gjigant kibernetik i kushtueshëm pothuajse sa një uragan

0
30

Një sulm kibernetik botëror masiv do të mund të shkaktonte deri në 53 miliardë dollarë (46 miliardë euro) humbje ekonomike, po aq sa një katastrofë, si uragani Sandy në vitin 2012, sipas një studimi të publikuar sot nga “Lloyd’s”, tregu i specializuar i sigurimeve dhe kabineti “Cyence”.

Ky studim kishte si synim matjen e ndikimit ekonomik potencial nga dy skenare sulmesh kibernetike duke përfshirë atë të një organizate të shërbimeve informatike, të quajtur “cloud”.

“Bëhet fjalë për një mesatare. Nga fakti i vështirësive për të llogaritur saktësisht humbjet informatike, kjo shifër mund të arrijë deri në 121 miliardë dollarë”, theksoi “Lloyd’s” dhe “Cyence”.

Në titra krahasuese, studimi thekson se uragani ”Sandy”, cikloni i dytë tropikal më i kushtueshëm në histori, ka shkaktuar humbje ekonomike që arrijnë vlerën e 50-70 miliardë dollarëve.

Në një skenar të dytë, që merr këtë herë si hipotezë sulmet kundër sistemit operativ komjuterik të përdorur nga një numër i madh ndërmarrjesh në botë, humbjet mesatare arrijnë rreth 9,7-28,7 miliardë dollarë.

Këto shifra përbëjnë vlerën mesatare të humbjeve të vlerësuara në një periudhë kohore prej një viti dhe përfshijnë llogaritjen e shprenzimeve të drejtpërdrejta lidhur me këto ngjarje.

“Mendohet se në vitin 2016, sulmet kibernetike kanë kushtuar rreth 450 miliardë dollarë për ndërmarrjet, në shkallë botërore”, sipas punimeve të fundit për këtë çështje.

Gjatë javëve të fundit, disa valë masive sulmesh kibernetike kanë goditur shumë kompani dhe shërbime në Evropën Perëndimore, SHBA, Ukrainë dhe në Rusi./Arbresh.info/

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu