Një ndryshim i vetëm në dietë mund t’ju ndihmojë të humbisni dyfish peshë

0
31

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kalimi në një dietë vegjetariane mund të ketë një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë edhe rënien në peshë, sugjeron një studim i ri. Njerëzit që zgjedhin dietën vegjetariane jo vetëm që humbasin peshë më shpejtë se ata që ndjekin dieta mishngrënëse me pak kalori, por përmirësojnë gjithashtu metabolizmin duke reduktuar dhjamin në pjesën abdominale dhe muskuj.

Humbja e dhjamit në pjesën abdominale përmirëson glukozën dhe metabolizmin, prandaj ky studim është sidomos i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga sindroma metabolike – e lidhur me diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe obezitetin

Autorja kryesore e studimit, dr. Hana Kahleová, thotë se njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2 gjithashtu mund të përfitojnë nga kjo dietë.

Gjatë studimit shkencëtarët monitoruan 74 njerëz me diabet të tipit 2 – ata u ndanë në mënyrë rastësore në dy grupe: me dietën vegjetariane dhe një dietë tipike kundër diabetit, sipas rekomandimeve zyrtare nga Shoqata Evropiane për Studimin e Diabetit.

Më saktësisht, dieta vegjetariane ishte pothuajse vegjetariane, pasi konsistonte në fruta, perime, fara, fruta të thata, drithëra, thjerrëza dhe me produkte mishi të kufizuara në një racion me kos të ulët në yndyrë në ditë.

Të dyja këto dieta kishin të njëjtin sasi të kalorive çdo ditë. Në fund të studimit, dieta vegjetariane rezultoi dyfish më efikase në rënien në peshë, me një mesatare prej 6.2 kg, krahasuar me 3.2 kg që humbën personat që ndoqën dietën konvencionale.

Dieta pjesërisht vegjetariane, sipas shkencëtarëve, është e mirë për personat që po përpiqen të bien në peshë, sidomos për ata që vuajnë nga sindroma metabolike apo diabeti i tipit 2.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu