Neuer lëndohet përsëri

0
30
Loading...

Vazhdojnë problemet për skuadrën e Bayern Munichut.

Ndonëse është kthyer vetëm në fillim të sezonit pas një lëndimi të rëndë që kishte pësuar në muajin mars të këtij viti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Manuel Neuer është lënduar përsëri.

Portieri i Bayernit dhe kombëtares së Gjermanisë është larguar nga stërvitja e sotme dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën në ndeshjen ndaj Schalkes, derisa klubi ka njoftuar se ende nuk dihet sesa i rëndë është lëndimi.

“Manuel Neuer është lënduar në stërvitje dhe nuk udhëton drejt Schalkes. Ai nesër do t’i nënshtrohet testeve të tjera mjekësore, për të përcaktuar lëndimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të bavarezëve.

Neuer ka munguar plot 133 ditë nga lëndimi i kaluar.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here