Nëse i toleron këto, ai të dashuron shumë!

0
21

Femrat kanë aromë të këndshme, magjike, të bukura… por ekzistojnë edhe disa nga pak irrituese në lidhje me to, të cilat të paktë janë ata meshkuj që i tolerojnë. Nëse mashkulli sheh se i jepni më shumë brenga se sa kënaqësi, ai do t’jua kthejë shpinën dhe shkon. Pos nëse është i dashuruar shumë dhe toleron gjithçka që i bëni. Këto vetëm një mashkull i dashuruar i toleron.

SHOPINGU

Të gjithë e dimë se sa meshkujt pëlqejnë shopingun – pak a shumë sa edhe ecjen me rërë nëpër këpucë. Për dallim nga femrat, shikimi i tyre në gardërobë është praktik. Nëse mashkulli sheh 10 bluza, ai thjesht do t’i blejë 10 të tilla dhe do të përfundojë me to në 5 vitet e fundit. Hyn, del dhe kaq. Ata nuk kanë nerva për hyrje, dalje, provim të rrobave, rafte… por nëse këtë e bën gruaja që e adhuron, do t’i shkojnë asaj nga pas pa bërë zë, do t’i rrinë pranë derisa provon dhjetëra fustane.

SERIALET DHE DAMAT NË DASHURI, KOMEDITË

Meshkujt pëlqejnë filmat dhe serialet me plot aksion, ndjekje me vetura, shkathtësi luftarake… po i rehatuar në kauç skaj gruas, e cila e kënaq dhe e mahnit, do të përpijë gjithçka, qoftë kjo edhe ndonjë seri indiane. Ndoshta pas ndonjë dramës me dashuri do t’i bjerë edhe ndonjë lot.

PARREGULLSI DHE PAKUJDESI

Banja e femër di të jetë aq e parregulluar po aq sa edhe dukja e tyre. Llogaritja është e thjeshtë, nëse gjysmë dite ka kaluar duke rregulluar flokët, thonjtë, në kujdesin e lëkurës dhe përzgjedhjes së gardërobës, përshtypja që mashkulli e has kur vjen ta marrë atë është: Perëndesha e bukur gjithë shtëpinë e ka kthyer poshtë, sikur ka rënë bomba ose se aty jetojnë 5 persona të dehur. Mashkulli që e do femrën nuk irritohet edhe nëse gjen pecetat e saj në banjë apo zhiletin e përdorur. Thjesht, ditës tjetër i ndihmon që gjithçka të jetë në rregull.

“SELFIES”

Shikimi pafund në telefon, rregullimi dhe ndryshimi i pozitave dhe i këndeve… të gjitha këto ju shkojnë në nerva meshkujve (edhe shumë fem-rave po ashtu). Mirëpo, nëse e preferuara e tij pëlqen një foto me profil të përsosur, ai jo vetëm se do ta kritikojë, por se ndoshta do t’i ofrojë edhe ndihmë. Në fund të fundit, nuk duhet t’i kuptojë të gjitha për t’i respektuar. Mashkulli i dashuruar do t’i bëjë disa gjëra vetëm se e di që për të kanë domethënie, pa marrë parasysh nëse i kupton apo jo.

USHQIMI I SHËNDETSHËM DHE SPORTI

Shkaku i një femrës së duhur, mashkulli lë edhe duhanin. Shakatë anash, por në lidhjen kur një mashkull ndihet i lumtur, i kënaqur, pranë një femrës ku ka besim, do të pranojë të bëjë shumëçka, qoftë edhe ndryshimi i regjimit të ushqimit. Do të konsumojë më shumë lëngje vetëm ta shikojë buzëqeshjen në fytyrën e saj, do të shkojë me të në vrapim dhe jogë. SHPREHITË E VOGLA IRRITUESE Secili prej nesh i ka. Ndoshta kjo ka të bëjë me grimcimin e thonjve, ose diçka që bëni pa vetëdije… Mashkulli që ju dashuron kurrë nuk do t’jua zë për të madhe shprehitë e vogla irrituese.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu