Nëse i bëni këto gjëra, nuk do të martoheni kurrë me të dashurin tuaj

0
14

Ëndrra e çdo vajze është ta shohë veten gjersa shkon drejt altarit me të dashurin e saj. Me atë që do dhe kanë kaluar shumë gjëra së bashku. Është e vështirë t’i thuash “PO” dikujt në altar, por kur je marrëzisht e dashuruar, kjo është gjëja më e bukur që bën. POR…… Çdo vajzë, bën disa gabime. Edhe pa dashje ndonjëherë. E për shkak të tyre, asnjëherë nuk martohen me ata që janë në një lidhje. Pse ndodh kështu?? Sepse meshkujt nuk e imagjinojnë jetën me një person te lodhshëm.

Cilat janë gabimet që e penalizojnë çdo femër…

Nuk e kuptojnë partnerin e tyre

Nuk është e vështirë të kuptosh partnerin. Pavarësisht botës se tyre komplekse, gjithmonë ekziston një mënyrë që ju ndihmon ta kuptoni botën e tyre. Mjafton të gjeni gjuhën e përbashkët. Ti jepni kohë atij. Çdokush ka nevojë për pak kohë që të rrijë vetëm. Ka nevojë për dikë që të mos i ngjitet pas si parazit. Ndaj nëse ju nuk keni mësuar akoma ta kuptoni atë, mos pritni të martoheni sëbashku.

Ju nuk e pranoni atë siç është

Nuk ka gjë më të keqe sesa të kërkoni të ndryshoni dikë. Kjo nuk është e pamundur, por është e pasjellshme. Të gjithë kemi lindur me të meta. Të gjithë kemi ndonjëherë ato shpërthimet momentale. Vetëm se jemi pak të padurueshëm në çaste acarimi, nuk do të thotë se duhet të ndryshojmë. Çdo femër që përpiqet të ndryshojë edhe veset më të parëndësishme të partnerit, bën gabim. Ajo nuk do ta ketë kurrë dashurinë e tij 100%. Madje ai në një moment do të kërkojë edhe ndarjen, si dëshirë për të gjetur dikë që e pranon siç është.

Nuk vlerësoni asgjë që ai bën për ju.

Askujt nuk i pëlqen të ndihet i neglizhuar. Sadopak të bëjë ai për ty, ajo vlen shumë. Asnjëherë mos kërko luks të shfrenuar, apo përmbushje absolute të dëshirave tuaja. Jepu vlerë edhe gjesteve të vogla. Mos harro që çdo gjë që bëhet me dashuri është më e rëndësishme se ndonjë gjë që thjeshtë vlen nga ana monetare. Ai përpiqet shumë që të lumturojë. Ti nuk duhet ta përbuzësh dëshirën e tij të mirë. Nëse ti e bën, atëherë po e humb pak e nga pak.

Bëni si filozofe me të

Ndoshta formimi yt është i niveleve të larta. Por kjo nuk do të thotë se duhet t’i shprehni me partnerin tuaj. Nëse dëshironi të keni komunikim efikas me njëri tjetrin, mëso të jesh spontane. Të flasësh lirshëm dhe të harrosh fjalët e mëdha. Nëse ti bën filozofen me partnerin tënd, ai do lodhet nga ti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here