Në Mozambik vriten të gjithë qerosët

0
17

Nëse jeni qeros gjenetik dhe keni planifikuar një udhëtim në Afrikë, ju sygjerojmë që të evitoni nga axhenda juaj vizitën në shtetin e Mozambikut. Në këtë vend egziston një ritual i çuditshëm por edhe shumë i rrezikshëm që të gjithë ata që nuk kanë flokë duhet të vriten.

Ky lloj rituali bën pjesë në besimet e fiseve vendase se individët me kokën pa folkë kanë fuqi të mbinatyrshme dhe që duhen eleminuar. Dhe lidhur më këtë rit të çuditshëm në Mozambik janë arrestuar dy të rinj pasi autoritetet dyshojnë se në sërë krimesh që janë kryer nga një numër më i madh njerëzish dhe mund të përsëriten. Alfono Dias, shefi i policisë së provincës Zambezia tha se është disi e vështirë të shpjegosh, por besëtytnia e vjetër thotë se një kokë pa flokë përmban ar. Ai shtoi se me tre viktima vetëm javën e fundit, problemi është bërë mjaft serioz. Mediet lokale ndërkohë shkruajnë se në provincat e izoluara ku analfabetizmi dhe besëtytnitë sundojnë, shamanët apo mjekët popullorë janë ata që përhapin besime të tilla dhe askush nga banorët lokalë nuk dyshon, apo nuk guxon të dyshojë, në fjalën e tyre.

Policia tha se vrasjet e qerosëve janë bërë problem vetëm së fundmi, besëtytnia e radhës që nxirret nga arkivat në Afrikën Lindore, pasi deri vonë në objektiv ishin albinët që besohet se kanë fuqi magjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here