Ndryshon Skype, bëhet sikur Snapchat

0
29

Microsoft bleu Skype rreth gjashtë vjet më parë, dhe që nga atëherë shërbimi për mesazhe ka përjetuar krizë ekzistenciale.

Skype përgjatë këtyre viteve ka pësuar ndryshime të ndryshme, si në dizajn ashtu edhe në shërbim.

Përderisa Microsoft ia ka dalë të shtojë veçori si ‘video-thirrje në grup’ dhe ‘Skype për Web’, gjiganti softuerik ka pasur probleme me dizajnin përderisa tentonte të konkurronte me rivalët si FaceTime, Messenger, WhatsApp dhe më shumë.

Dhe tani Microsoft edhe një herë e ka ridizajnuar Skype-n. I përshkruar si “gjenerata e ardhshme e Skype”, dizajni i ri fokusohet në mesazhet.

Tani në Skype mund t’i gjeni tri kategori për mesazhe: gjej, bisedo (chat) dhe kap. Gjej ju mundëson të kërkoni nëpër ndonjë bisedë ose të gjeni imazhe, restorante dhe madje edhe të shtoni gjëra nga YouTube dhe Giphy në mesazhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here