Ndërtohet ura e Mënikut, u vjen në ndihmë 1200 banorëve të Ndroqit

0
49
Loading...

Prej pak ditësh, ura e re e Mënikut ka lidhur 1200 banorë të Ndroqit me Tiranën. Ndërtimi i saj nga Bashkia e Tiranës i dha fund një kalvari disa vjeçar vuajtjesh për banorët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve të urës së re, e cila tanimë u shërben jo vetëm kalimtarëve dhe automjeteve, por do të afrojë më shumë banorët dhe produktet bujqësore të zonës me tregjet në Tiranë. Ai tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur për banorët, ndërsa shtoi se përmes këtij investimi të rëndësishëm në infrastrukturë, ky komunitet është më afër Tiranës.

Jam shumë i lumtur që kemi mbajtur fjalën e dhënë për 1200 banorët e Mënikut. Ky është një lajm i mirë sepse këta banorë nuk janë më të izoluar nga qyteti, nga tregu, por janë më afër se kurrë me një urë që vjen si i Bashkisë së Tiranës dhe ushtrisë shqiptare. Dua të falënderoj shumë Mimi Kodhelin dhe gjithë kolegët e Forcave të Armatosura. Patëm një bashkëpunim fantastik për t’u siguruar që një nga komunitetet më të mira të Tiranës të jetë realisht afër Tiranës, siç janë gjithë komunitetet e tjera”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se në dy vitet në vazhdim, vëmendja do të jetë tek përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale, si për rehabilitimin e qendrave të fshatrave, ashtu edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse me Tiranën. “Në dy vitet e dyta të mandatit tonë fokusi do jetë te qendrat e fshatrave për t’u siguruar që çdo komunitet e ka një pikë ku të mblidhet. Sigurisht, sheshi “Skënderbej” është i rëndësishëm, por qendra e fshatit, qendra e lagjes janë vendet ku kalohet më shumë kohë komunitare dhe ku njerëzit ndajnë kohën e tyre të lirë. Ndaj, do të vazhdojmë me qendrat e fshatrave, pastaj edhe me rrugët kryesore që i lidhin me akset në Tiranë”, u shpreh ai.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës po sheh me prioritet investimet që afrojnë produktet e zonës së Tiranës me tregjet, duke ndikuar pozitivisht dhe në rritjen e të ardhurave të këtyre zonave. “Në zonat ku kalojnë autostrada do të sigurohemi që nuk janë xhepa, por ka arsye që njerëzit ose të kalojnë për turizëm, siç ishte Shpella e Pëllumbasit, ose të kalojnë për aktivitete në natyrë siç është gjithë zona e Baldushkut, dhe mbi të gjitha për rrugë dhe për investime që afrojnë më shumë fermerët me tregun. Një fermer i zonës së Mënikut duhet të kalonte një peripeci të tërë mbi lumë për ta çuar produktin në treg. Sot kjo zgjidhet me urën. Investime të tilla që afrojnë produktet e zonës së Tiranës me tregjet do të kenë dhe prioritet nga Bashkia e Tiranës”, theksoi ai.

Kryetari i Bashkisë tha se investime të tilla do të shtrihen në nivel kapilar edhe në fshatra të tjerë të zonës së Ndroqit dhe të ish-komunave, duke zgjidhur përfundimisht dhe problemin e mungesës së infrastrukturës rrugore të zonave rurale me Tiranën. “Tani që zgjidhëm këtë, do të fokusohemi në nivel kapilar në të gjitha zonat e tjera të Ndroqit, për të garantuar që ky vit na gjen me një infrastrukturë shumë të mirë dhe të mbyllim historinë 20-vjeçare të rrugëve, të urave dhe të nyjeve lidhëse me qytetin”, u shpreh Veliaj.

Ura ka një gjatësi 60 metra dhe një gjerësi 6 metra, ndërkohë që lartësia e saj është 4 metra. Falë këtij investimi është zëvendësuar ura e vjetër e cila shërbente vetëm për këmbësorët, por që për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme, ishte kthyer në një rrezik për jetën e banorëve.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here