Ndërron jetë aktori amerikan, fitues i çmimeve Oscar

0
34

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktori amerikan Martin Landau, i njohur për rolet e tij në serialet televizive Mission: Impossible. Lajmi është konfirmuar nga publicisti i tij, Dick Guttman. Ai ndërroi jetë të shtunën në Los Angjelos.

Landau fitoi një çmim Oscar në vitin 1995 për rolin në filmin horror Ed Wood. Ai ka lindur në Nju Jork dhe e ka nisur karrierën e tij fillimisht si karikaturist për “New York Daily News”, më pas ka kaluar në teatër dhe në kinema.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu