Muller e pranon: Ne jemi problemi i Bayern-it dhe jo Ancelotti

0
11
Loading...

Ancelotti thuhet se nuk kishte raporte të mira me senatorët e Bayernit!Thomas Muller e ka cilësuar fajtor veten dhe bashkëlojtarët e tij për formën e dobët të Bayern Munichut, ndërsa e ka shfajësuar trajnerin e larguar tashmë, Carlo Ancelottin.

Trajneri italian, Ancelotti, u shkarkua rreth dy javë më parë nga drejtuesit e gjigantit bavarez, duke e emëruar ish-trajnerin Jupp Heynckes në krye të skuadrës.Mediat gjermane aluduan se deri te shkarkimi i Ancelottit erdhi pasi italiani nuk kalonte mirë ‘veteranët’ e Bayernit, ku njëri ndër ta përflitej të ishte edhe sulmuesi gjerman, Muller.

Megjithatë, Muller ka dal haptazi të flas për mediat duke thënë që kjo që është folur nuk qëndron dhe problemet e Bayernit ishin krijuar nga lojtarët dhe jo nga Ancelotti.

“Shumë nga problemet me të cilat Bayerni përballet i ka krijuar vet ekipi pasi nuk ka treguar aspak nivelin që pritej prej tij, për këtë arsye nuk duhet të fajësojmë Ancelottin e ta cilësojmë atë si idhullin e rremë”, ka thënë fillimisht Muller.

“Shpresojmë që ndryshimi i trajnerit të shoqërohet edhe me ndryshimin e rezultateve gjithashtu. Në fund të fundit për këtë u bë dhe ndryshimi”.

“Ruajmë kujtime shumë të mira nga Heynckes, me të cilin arritëm fitimin e tripletën. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se paraqitjet tona sërish mund të kritikohen sepse problemi kemi qenë vetë ne”.

“Duhet t’i bëjmë, hapat një nga një. Nuk mund të presim katapultimin e ecurisë tonë”, përfundoi sulmuesi gjerman, përgatiti Bota Sot. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here