Mourinho me deklaratë “bombë” për Unitedin, Realin e Interin

0
21

Ai ka sqaruar se sa të vështirë e ka pasur të drejtojë skuadra më probleme të mëdha, që e kishin vështirë të fitonin, duke cekur Interin, Real Madridin dhe Manchester Unitedin.

Portugezi thotë se këto skuadra para se të drejtoheshin nga ai, dëshironin të fitonin, por ishin larg me kilometra për ta bërë këtë gjë.

“Ishin ekipe që dëshironin të fitonin, por ishin me mijëra kilometra larg për të fituar”, ka dekalraur Mourinho.

“Kapiteni i Real Madrid që tani ngriti kupën e Evropës, kur unë shkova te Reali në vitin 2010, nuk kishte luajtur as në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Në Manchester United nuk dinin të fitonin, me përjashtim të lojtarëve të epokës së Alex Fergusonit”, ka shtuar ai.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu