Moti për sot, vijon rënia e temperaturave, pasdite prisni shira

0
9
Loading...

Paraditja mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat gjenerojnë rrebeshe shiu në Veriperëndim dhe Jugperëndim por reshje të përkohshme në pjesën tjetër të vendit.

Gjatë mesditës pritet fuqizim i përkohshëm i shirave në të gjithë vendin të cilat vijojnë deri në mbrëmje kur reshjet lokalizohen kryesisht në ekstremet Veriore dhe Jugore duke vijuar edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por një rënie me 3- 4°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës, kryesisht në zonat Veriore dhe Lindore të vendit.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë./a.ç

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here