Moska kërcënon me bllokimin e Facebook-ut

0
398
Loading...

Autoritetet ruse kërcënuan sot me bllokimin e rrjetit social amerikan Facebook, në vitin 2018, nëse nuk respekton një ligj të fundit që i detyron shoqëritë e internetit për të ruajtur të dhënat personale të përdoruesve në Rusi.

“Respektimi i këtij ligji është i detyrueshëm për të gjithë. Në të gjitha rastet ne do të bëjmë të mundur që ligji të respektohet ose në të kundërt shoqëria nuk do të ketë më të drejtë të punojë në territorin rus”, deklaroi kreu i agjencisë së rregullatorit të komunikimeve elektronike, Alexandre Jarov, cituar nga agjencitë ruse.

Ai saktësoi se mbetet në pritje që kompania të informojë për masat që synon të marrë dhe se procedurat duhet të jenë të përftueshme në 2018.

Nuk është hera e parë që autoritetet ashpërsojnë tonet përballëve gjigantëve amerikanë të internetit në lidhje me zbatimin e këtij ligji, që ka çuar tashmë në bllokimin e rrjetit profesional LinkedIn./b.d

Burimi : / Javanews.al

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here