Mos reshtni së lexuari, truri i njeriut mund të ruajë 4.7 miliardë libra

0
60
Loading...

Truri i njeriut e ka kapacitetin dhjetëfish më të madh sesa që ishte supozuar më parë dhe mund të ruajë 4.7 miliardë libra, zbulojnë shkencëtarët, të cilët kanë matur kapacitetin e ruajtjes së sinapsave, lidhjet e trurit, të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve.

Ata kanë zbuluar se mesatarisht një sinapsë mund të ruaj rreth 4.7 bit të informacioneve. Kjo do të thotë se truri i njeriut e ka kapacitetin e një petabiti apo 1,000,000,000,000,000 bitëve.

Një petabit është e njëjtë sikurse 20 milionë sirtarë të mbushur me tekste, 13.3 vite të incizimeve HD, 4.7 miliardë libra apo 670 milionë faqe uebi.

Sa i përket këtij zbulimi, profesori Terry Sejnowski nga Salk Institute for Biological Studies, ka thënë se ky zbulim është historik në fushën e neuroshkencës.

a.ç

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here