Morata bind super-yllin e Realit që t’i bashkohet Unitedit

0
21

Alvaro Morata do të transferohet te Manchester United.

Madje, sipas informacioneve të fundit, ai po mundohet ta bind edhe yllin tjetër të Real Madridit, Gareth Bale, për këtë lëvizje.

Sipas “Don Balon”, Morata e ka ftuar Balen që t’i bashkohet atij për t’u transferuar në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të verës.

Dy klubet pothuajse kanë arritur marrëveshje për transferimin e Moratas.

Edhe akordi për Bale duket i mundshëm, pasi që presidenti Florentino Perez nuk është i kënaqur me të.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu