Montella i kundërpërgjigjet Berluscon: Le të thotë çfarë të dojë

0
8
Loading...

Vincenzo Montella u është kundërpërgjigjur kritikave të Silvio Berlusconit lidhur me emërimin e tij si trajner të Milanit.

Berlusconi pranoi se nuk dëshiroi emërimin e Montellas, por anëtarët tjerë të bordit të Milanit mposhtën ish-pronarin, derisa trajneri italian ka thënë se nuk është i shqetësuar me komentet e tij.

“Berlusconi mund të thotë çfarë të dojë, ka të drejtë për këtë”, ka thënë Montella për Gazzetta dello Sport.“Por deklaratat që ka bërë ai janë nxjerr jashtë kontekstit. Për pjesën time, unë gjithmonë dëgjoj kritikat, por kjo punë është e imja dhe vendimet që marr duhet të jenë të pavarura”, ka shtuar ai, përgatiti Express. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here