Milani hakmerret ndaj Donarumës, portierit i ndodh ajo që nuk e kishte imagjinuar

0
17

Me refuzimin ndaj ofertës së klubit për të rinovuar kontratën që i skadonte pas një viti, Xhixho Donaruma rrezikon të humbasë Botërorin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Rusi. Pas kërcënimit të presidentit Jonghong Li, që do ta “kalbte” lojtarin në tribunë, hipoteza e qëndrimit një vit në tribunë bëhet edhe më shumë konkrete.

Milani nuk e ka pritur aspak mirë mosmirënjohjen e portierit dhe në rast se nuk vjen oferta e duhur për të, mund edhe ta mbajë pa luajtur deri në fund të kontratës së tij. Ky nuk do të ishte një veprim “i mençur” në aspektin financiar, por mundësia e të bërit shembull është më se konkrete.

Në rast se 18- vjeçari nuk zbret në fushë për një vit, shanset e tij për të marrë pjesë në “Rusi 2018” do të minimizoheshin pasi në të tilla nivele është e pamendueshme të thirresh në kombëtare teksa nuk luan fare për klubin, jo vetëm për kontributin që mund të japësh, por edhe në shenjë respekti ndaj futbollistëve të lënë jashtë grupit për zgjedhje teknike.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu