Milani gjen pasardhësin e Donnarummas

0
19

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma duket se është larg Milanit. Portieri italian ka kontratë me Rossonerët deri në vitin 2018, por deri më tani ka hezituar që ta vazhdoj bashkëpunimin.

Kjo ka shtuar zërat se reprezentuesi i Italisë gjatë kësaj vere do të bëhet me skuadër të re. Duke e parë këtë situatë, gjiganti italian tashmë ka gjetur portierin e ri, nëse Donnarumma largohet përfundimisht.

Sipas Calciomercato.com, Milani po mendon që ta transferoj portierin e Bayer Leverkusenit dhe Gjermanisë, Bernd Leno, përcjell Express.

25 vjeçari është pjesë e skuadrës gjermane nga viti 2011, kur ishte transferuar nga Stuttgart. Ai me Leverkusenin deri më tani ka zhvilluar 200 paraqitje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here