Milan s’ka të ndalur, transferon edhe një super sulmues

0
18

Milan vazhdon të kërkojë përforcime për sezonin e ri.

Pas ardhjes së Andre Silva, Milan nuk e ka ndërmend të ndalet dhe kërkon përforcime të tjera.

“Rossonerët” do të takohen me drejtuesit e rivalit nga Serie A, Fiorentina, të shtunën, për të negociuar blerjen e sulmuesit Nikola Kalinic, raporton “Gianluca di Marzio”.

Fiorentina kërkon 30 milionë euro për shitjen e tij.

Por, Milan beson se me bisedime, çmimi mund të zbritet dhe Kalinic mund të mbërrijë në San Siro.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu