Mijatoviç: Ja kush e fiton Ligën e Kampionëve

0
25

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Predrag Mijatović, beson se Real Madrid do mposhtë Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Malazezi nuk parasheh që të ketë shumë gola, pasi parashikon fitore minimale të skuadrës spanjolle, me rezultat 1:0.

“Real Madrid do të fitojë 1:0. Unë jam i bindur. Shpresojmë që suksesi i Amsterdamit të përsëritet”, ka deklaruar ish-sulmuesi i Valencias dhe Fiorentinsë për “AS”.

Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu