Mësoni nga gratë aziatike disa sekrete bukurie që do t’ju vlejnë

0
19

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shumë gra aziatike duken shumë më të reja seç janë në të vërtetë – një 40-vjeçare duket si 20 vjeç. Ata kanë një sharm dhe elegancë që çdokush do ta kishte zili. Disa e quajnë pamjen rinore të tyre një dhuratë nga Zoti, ndërsa të tjera besojnë se është rezultat i përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për t’u kujdesur për lëkurën.

Ndërkohë, mësoni edhe ju disa sekrete të tyre që do t’ju ndihmojnë të keni një pamje rrëzëllitëse ndërsa vitet kalojnë.

Përdorni ujin e orizit për lëkurë më të butë dhe pa rrudha

Për shekuj me radhë, gratë aziatike kanë përdorur ujin e orizit si produkt kozmetik për flokët dhe lëkurën. Duke larë rregullisht fytyrën me ujin e orizit do të keni një lëkurë më të butë, më elastike dhe më rrëzëllitëse. Ky përbërës mund të përdoret gjithashtu edhe për rritjen e flokëve: mund të veprojë si shpëlarës i mirë pasi t’i keni larë më shampo (mësoni si ta përdorni këtë trajtim për flokë me ujin e orizit).

Shtoni çaj jeshil dhe mente tek arsenali i produkteve kozmetike

Çaji jeshil dhe ai i mentes përdoren gjerësisht nga gratë aziatike si produkte kozmetike. Këto produkte përfshihen në shumë maska për fytyrë, kremra kundër rrudhave, vajra etj. Përdorimi i rregullt i këtyre çajrave ju ndihmon të keni një lëkurë më të butë, pa rrudha dhe më të shndritshme.

Mbroni fytyrën nga efektet e rrezeve ultravjollcë

E keni vënë re që gratë japoneze përdorin shpesh syze dielli dhe mbajnë çadër edhe kur nuk është shumë diell?

Rezulton se ato nuk i përdorin vetëm për modë. Së pari ato i përdorin si një mënyrë efikase për të mbrojtur lëkurën kundër rrezeve të diellit që mund dëmtojnë fytyrën. Ndërkohë, shumë prej tyre përdorin kremra kundra diellit për të mbrojtur lëkurën.

Përdorni metodën “4-2-4″ për larjen e fytyrës

Shumë gra aziatike përdorin metodën “4-2-4″. 4 minuta aplikojnë vajrat esencialë për fytyrën, pastaj 2 minuta përdorin një krem pastrues. Sapo të mbarojnë me të, ata kalojnë 4 minuta të tjera duke shpërlarë fytyrë me ujë. Ky proces njihet ndryshe si pastrimi me dy faza.

Burimi: Bright Side / Shendeti.com.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here