Mathieu i jep lamtumirën Barcelonës

0
17

Mbrojtësi francez, Jeremy Mathieu pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere.

Sipas gazetës turke, Fanatik, ish anëtari i Valencias pritet të transferohet në Turqi, përkatësisht te Fenerbahce.

Madje kjo gazetë shkruan se klubi turk dhe mbrojtësi francez tashmë kanë arritur edhe marrëveshje në parim, përcjell Express.

Mathieu ka kontratë me Barcelonën edhe për një sezon, por mund të largohet nga Camp Nou si lojtar i lirë.

Ish reprezentuesi i Francës ishte transferuar te Barcelona në vitin 2014 nga Valencia. Por, 33 vjeçari asnjëherë nuk ka lënë gjurmë në Camp Nou.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu