Maska të vlefshme për mirëmbajtjen e fytyrës

0
44

Më poshtë po ju sjellim disa maska për fytyrën tuaj që do të bëjnë që ajo të duket e re, e bukur dhe e mirëmbajtur.

Maskë për largimin e qimeve nga fytyra

Përbërësit:

10 ml lëng limoni

1 filxhan ujë

30 gr miell

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijoni një masë homogjene dhe më pas aplikojeni atë në fytyrën tuaj. Lëreni të thahet për 15 minuta dhe më pas mund ta largoni.

Largojeni maskën me ndihmën e një peshqiri, duke e shtyput atë në drejtim të rritjes së qimeve.

Maska me limon dhe aspirin kundër rrudhave

Përbërësit:

3 aspirinë

3 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Shkrijini aspirinët në lëngun e limonit dhe më pas përzieni derisa të krijoni një masë homogjene, duke e vendosur në fytyrë për 10 minuta.

Më pas largojeni maskën duke përdorur një sasi të madhe të ujit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here