Marina Fara me tatuazh interesant në këmbë (FOTO)

0
26

Marina Fara është një nga vajzat më të përfolura të shoubizit edhe pse ka zgjedhur një profesion larg botës së artit, atë të një juristeje.

Disa muaj më parë ajo krijoi një bujë mediatike me fejesën e saj me një biznesmen, e cila zgjati shumë pak kohë. Pas saj Marina ka nisur një periudhë të gjatë pushimesh duke nisur plazhin shumë herët.

E ndërkohë që shohim fotot e saj në bregdet me bikini, bie në sy në mënyrë të veçantë një nga tatuazhet e saj, ai në pjesën e kofshës.

Një zgjedhje shumë sensuale kjo e bukuroshes, i cili zbulohet kur ajo është në plazh ose kur ajo vesh fustanë të çarë.

Por, a kishit menduar se çfarë shkruhet në atë tatuazh i cili vazhdon përreth kofshës? ‘Always remember, You will live, You will love, You will dance again…

“Gjithmonë kujto, ti do të jetosh, do të duash, do të kërcesh sërish” shkruhet në të, një shprehje kjo shumë optimiste dhe e famshme.

1 e 3

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu