Liverpool do synojë sërish fitore sot ndaj Spartakut

0
11
Loading...

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të mos luajnë për barazim në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Spartakut të Moskës.

“Të kuqtë” në ndeshjen e fundit të grupit E hyjnë si kryesues në tabelë, me një pikë më shumë se Sevilla në vendin e dytë dhe dy më shumë se moskovitët.Një barazim sonte është i mjaftueshëm për Liverpoolin, ndërsa fitorja do t’ia siguronte pozitën e parë.

“Hiq ose asgjë zakonisht do të thotë ose fitoni ose humbni”, ka thënë Klopp në konferencën për media.“E dimë se mund të barazojmë, por ky informacion është i dobishëm pas ndeshjes.

Nuk mund të luajmë për këtë dhe nuk duam të luajmë për këtë gjë. Nëse njerëzit janë nervoz ose jo, unë nuk e di këtë gjë”, përgatiti Express. (b.an)
*-

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here