Liga e Kombeve, UEFA konfirmon ndarjen në grupe, ja me kë do përballet Shqipëria

0
11
Loading...

UEFA ka konfirmuar sot ndarjen përfundimtare të skuadrave kombëtare nëpër 4 ligat e Ligës së Kombeve.

Sipas renditjes së FIFA-s, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C, ku do të ketë si kundërshtarë pjesën më të madhe të kombëtareve të Ballkanit.

Liga C do të përbëhet nga tre grupe me nga katër ekipe dhe një grup me tre ekipe. Shorti për ndarjen në grupe do të hidhet më 24 janar të 2018-s.

Skuadrat që do të jenë pjesë e Ligës C janë: Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, SHQIPËRIA, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.
liga-e-kombeve-470x264

Ndërkohë Kosova do të jetë pjesë e Ligës D. Në këtë ligë do të marrin pjesë edhe Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksembyrgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni, Malta, Andorra, San Marino dhe Gjibraltari./a.ç

liga-e-kombeve1-470x264

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here