Laporta: Barca po shkatërrohet, bordi të japi dorëheqje

0
11

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i ka bërë thirrje bordit të klubit që të japë dorëheqje për shkak të manipulimeve dhe gënjeshtrave.

Laporta humbi garën për president në vitin 2015 ndaj Josep Maria Bartomeut pasi katalanasit fituan tripletën, teksa ai vet mbajti pozitën nga viti 2003 deri në vitin 2010.

“Nëse bordi dorëhiqet tash, definitivisht se do të merrja pjesë në zgjedhje”.

“Problemi është se mandati i bordit aktual përfundon në vitin 2021. Nëse ata shkojnë tani, atëherë jam gati. Por, nëse ata vazhdojnë edhe për tri ose katër vjet, atëherë nuk e besoj”.

“Ne të gjithë kemi momentin tonë. Tani për tani unë jam më i freskët, por nëse unë nuk mund të kandidoj, do të përkrah të duhurin. Dua dikë me ide të qarta një shembull që mund të ndaj mendimin njëjtë me të. Një njeri që i besoj”.

“Ne ua kemi lënë atyre në dorë Barcën më të mirë në histori dhe ata krejt këtë kohë janë marrë me shkatërrimin e klubit”.

“Barcelona është kidnapuar, është peng i intoksifikimit, manipulimit dhe gënjeshtrave të këtij bordi”.

“Unë kërkoj largimin e tyre. Nëse ata do të kishin turp, do të dorëhiqeshin. Nëse ata do të kishin turp ata do të largoheshin në momentin që u mësua që bënë marrëveshje me një prokuror për të bërë klubin, jo ata, fajtor për rastin e Neymarit”, deklaroi Laporta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here