Lajm i frikshëm nga Peruja, zbulohen 5 skeletë alienësh

0
46
Loading...

Një zbulim i papritur në Peru duket se ka alarmuar studiuesit e UFO-ve dhe gazetarët. Gjatë një konference shtypi në Lima të Perusë, konspirativët e UFO-ve dhe në sërë gazetarësh diskutuan zbulimin e disa skeleteve aliene.


Ufologu i mirënjohur meksikan dhe gazetari Jaime Maussan pohuan të martën se në dy muajt e fundit janë zbuluar gjithsej pesë trupa, duke pohuar se mbetjet janë nga tjetër botë dhe se u ngjajmë shumë ” zvarranikëve sesa njerëzve”.

Zbulimet, sipas Maussan, janë bërë në dy muajt e fundit dhe nga studimet fillestare të trupave është provuar se janë mbi 1700 vjeçarë, që korrespondon me kohën kur shkencëtarët besojnë se janë krijuar figurat gjigante me gdhendje në këtë rajon, e që mund të dallohen vetëm nga ajri.


Grupi i ufologëve prezantuan skanimet me rreze X të trupave të gjetur dhe hodhi poshtë artikujt e publikuar në shumë media se bëhej fjalë për një mashtrim.“


Askush nuk e ka provuar dhe nuk mund ta provojë që ky është një mashtrim. Ne po ju paraqesim disa prova paraprake para kamerave për të treguar se këto specie janë gjetur vërtet këtu. Nëse edhe pas kësaj konference do të ketë dyshime, detyrimi i peruanëve dhe gjithë botës është që të ruajë këta trupa dhe t’i studiojë deri kur të marrë përgjigjet e duhura”, deklaroi Maussan. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here