Kujdes! Mos e përdorni menten nëse vuani nga këto probleme shëndetësore

0
25

Arlinda Gjypi

Mos e merrni menten apo të pini çaj menteje nëse keni refluks gastroezofageal (një gjendje në të cilën acidet e stomakut ngjiten lart në ezofag) ose nëse keni hernie hiatale. Mentja mund të qetësojë sfinkterin midis stomakut dhe ezofagut, duke i lejuar acideve të stomakut të shkojnë në ezofag (sfinkteri është muskuli që ndan ezofagun nga stomaku). Duke relaksuar sfinkterin, mentja mund të përkeqësojë sipmtomat e urthit ose të dispepsisë (keqtretjes).

Sasia e mentes që zakonisht gjentdet në ushqime është në përgjithësi e sigurt gjatë shtatzënisë, por nuk dihet mjaftueshëm për efektet e sasive më të mëdha. Disa ekspert thonë se sasitë e voderuara të çajit të mentes mund të ulin ndjesinë e të përzierit gjatë shtatzënisë. Gjithsesi flisni me mjekun para se të përdorni menten apo çdo produkt tjetër bimor gjatë shtatzënisë.

Mos aplikoni kurrë vaj menteje në fytyrën e një foshnjeje apo fëmije të vogël pasi mund të shkaktojë spazma që pengojnë frymëmarrjen.

Mentja mund të përkeqësojë gurët e tëmthit

Sasi të mëdha të vajit të mentes mund të jenë toksike. Mentoli i pastër është helmues dhe nuk duhet marrë kurrë në mënyrë orale (të futet brenda nëë trup). Është e rëndësishme të mos ngatërroni vajin me tinkturën.

Mentoli ose vaji i mentes i vënë mbi lëkurë mund të shkaktojë skuqje.

Kapsulat pa veshje enterike dhe vaji i mentes mund të çojnë në urth.

Ndërveprime të mundshme

Ciklosporin – Ky ilaç i cili zakonisht parandalon flakjen e organeve të transplantuara dhe si rrjedhojë lufton sistemin imunitar. Vaji i mentes mund të ulë shpejtësinë me të cilën trupi shpërbën ciklosporinën, duke bërë që të qëndrojë më shumë në gjak. Mos përdorni vaj mente nëse po merrni ciklosporin.

Ilaçet që ulin aciditetin e stomakut: Nëse merrni kapsula menteje në të njëjtën kohë që merrni ilaçe që ulin sasinë e aciditetit në stomak, kapsulat e mentes mund të shpërbëhen në stomak në vend që të shpërbëhen në zorrë. Kjo mund të ulë efektet e mentes.

Merrni mente të paktën dy orë para ose pas ilaçit për aciditetin e stomakut.

Ilaçet që trajtojnë diabetin: Testet laboratorike tregojnë se mentja mund të ulë sheqerin në gjak duke rritur rrezikun për hipoglicemi (sheqer të ulët në gjak).

Ilaçet që ndryshohen nga mëlçia: Meqë mentja vepron në mëlçi, ajo mund të ndikojë në ilaçet që metabolizohen nga mëlçia. Flisni më parë me mjekun tuaj.

Ilaçet kundër hipertensionit: Disa studime te kafshët tregojnë se mentja mund të ulë tensionin e gjakut. Nëse po merrni edhe ilaçet kundër tensionit të lartë, marrja e mentes mund ta përforcojë efektin e tyre./ Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu