Kosova krah Shqipërisë, dërgon 15 kamionë me ndihma për familjet e përmbytura

0
10
Loading...

Kosova vazhdon të ndihmojë Shqipërinë për të përballuar gjendjen e rënë me të cilat po ballafaqohen popullata dhe blegtoria. Në drejtim të territorit shqiptar sot udhëtuan 15 kamionë nga Prizreni, Gjilani, Peja e Malisheva, me ushqim për njerëzit dhe kafshët.

Pas përmbytjeve të mëdha me të cilat u përball Shqipëria, nevojat për ushqim për njerëzit dhe bagëtitë janë të mëdha.

Duke parë këtë gjendje, popullata dhe bizneset e Kosovës u solidarizuan dhe menduan që sadopak ti ndihmojnë banorët e prekur nga vërshimet.

Nga komuna e Gjilanit u nisën kamionë me ushqim të bagëtive.

Ndërsa bizneset dhe shoqatat afariste të Prizrenit grumbulluan 500 pako ushqimore.

Në kushtet më të vështira, dy vendet tona zgjasin dorën e ndihmës.

Për këtë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i falenderoi për solidaritetin institucionet dhe popullatën e Kosovës, shkruan oranews

Ditë më parë në drejtim të territorit të Shqipërisë udhëtuan edhe ekipet profesioniste të emergjencave, ndërsa Minxhozi tha se nëse do të jetë nevoja atje do të shkojnë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

a.ç

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here