Klubet turke gati të shpenzojnë 2 milionë euro për Cikalleshin

0
10

E ardhmja e Sokol Cikalleshit do të vazhdojë të jetë Turqia, ku ai është kthyer në një emër shumë të kërkuar nga klubet e këtij kampionati.

Futbollisti ka treguar vlerat në 6 muajt e fundit i huazuar te Akhisar duke shtyrë klubin turk që të kërkojë blerjen përfundimtare nga Bashakshehir.

Por ndërkohë, në skenë ka dalë edhe një tjetër skuadër turke e cila është gati të blejë kartonin e futbollistit shqiptar.

Mediat turke bëjnë me dije se Cikalleshi i intereson klubit të Bursaspor, i cili mbijetoi me vështirësi në elitën e futbollit në këtë vend vetëm falë një fitoreje në javën e fundit të kampionatit.

Portali “bursahakimiyet.com.tr” bën të ditur se klubi i qytetit të Bursa është gati të paguajë vlerën e kartonit të Cikalleshit, që tashmë vlerësohet 2 milionë e 250 mijë euro.

Bashakshehir tundohet nga kjo ofertë edhe për faktin se sulmuesi shqiptar ka edhe një vit të vetëm të mbetur në kontratë me klubin e qytetit të Stambollit, ndaj për të mos rrezikuar që ta humbasin me parametër zero, kryeqytetasit do të kërkojnë të përfitojnë diçka financiarisht nga ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here