Kjo është veçoria më e re në iPhone

0
30

Nëse albumi me ‘Screenshots’ në aplikacionin Photos është i mbushur me mijëra biseda të WhatsApp, thënie dhe fotografi qesharake të Instagram, duhet ta dini se një veçori e re është duke ardhur në iOS 11.

Faiz Shakir nga Nju Jorku, zbuloi informacionin rreth veçorisë së re në sistemin operativ të Apple në Twitter.

Duket se, kur t’i përditësojmë celularët në iOS 11, do të jemi në gjendje të bëjmë incizime. Po, kjo është e vërtetë – të kapim video të çfarëdo gjëje në ekranin tonë.

Kjo është mahnitëse, apo jo? Nëse dëshironi t’i tregoni dikujt diçka se si bëhet ndonjë ndryshim në celular, ju tani thjeshtë mund ta bëni një video të shkurtër të ekranit tuaj dhe t’ia dërgoni atij.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu