Kjo është kohëzgjatja ideale e seksit sipas ekspertëve

0
15

Të gjithë ne kemi pyetur së paku një herë në jetë se sa duhet të zgjasë një raport seksual, për të qenë i kënaqshëm?

Nëse e shikojmë një film porno, aty nuk mjafton një orë. Mirëpo, e dimë të gjithë se maratona në seks nuk pëlqehet dhe nuk është e nevojshme. Për ta nxjerrë një përfundim, ka menduar ‘Society for Sex Therapy and Reserch’ nga Washingtoni, që e ka bërë një studim në mes 50 specialistëve të këtij sektori.

Akti seksual ideal duhet të zgjasë 7-13 minuta

Në bazë të këtyre studimeve, është nxjerrë përfundimi se një akt seksual i kënaqshëm duke të zgjasë prej 7 deri në 13 minuta. Pra, nuk duhet ta teproni. Nëse kalohet kjo kohë, për shembull, mund të lind rreziku të mërziteni, sepse koha e gjatë mund të bëjë që të humb vëmendja dhe koncentrimi, duke i lënë vend preokupimeve dhe mendimeve të jetës së përditshme.

Vetëm dy minuta, një zhgënjim i madh

Seksi që zgjat vetëm di minuta, është e qartë se mund të ndodh, por ai nuk është aspak i kënaqshëm për çiftin. Objektivisht, 120 sekonda janë vërtetë pak dhe lënë shije të zhgënjimit. Ne duhet të angazhohemi më shumë, me kusht që të mos ketë problematika, siç është derdhja e parakohshme. Në këtë rast, do të shkonim më shumë se dy minuta…

Në mes 3 e 7 minuta, fillon serioziteti

Të themi se mund të nisim të flasim për një seks të vërtetë, i cili zhvillohet në mes minutave 3 e 7. Në këtë periudhë nis edhe kënaqësia e vërtetë, edhe pse do të ishte mirë nëse mund ta zgjasim kohën edhe më shumë. Së paku nuk do të mbeteshim të zhgënjyer dhe do të ëndërronim se mund të përmirësohemi.

I rëndësishëm është kualiteti i një raporti

Natyrisht, të gjithë e dimë se në shtrat nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojnë rregulla të rrepta dhe secili duhet të kënaqet në mënyrë dhe në kohë të ndryshme. Hulumtuesit kanë kuptuar se për ta pasur një seks të kënaqshëm, nuk është i nevojshëm rekordi i kohëzgjatjes së tij. Ajo që është e rëndësishme është gjithmonë kualiteti në raport. “Duhet t’i kalojmë stereotipat e vendosura nga pornografia dhe nga kultura popullore, që gjenerojnë pritje joreale dhe për këtë arsye shfaqen pakënaqësitë”, shpjeguan psikologët Eric Corty e Jenay Guardiani nga ‘Penn State University’. Studimet e kaluara kishin treguar se shumë meshkuj dhe femra dëshironin një raport seksual që i kalon 30 minuta, një kohë e konsideruar e ekzagjeruar nga seksologët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here