Këto janë ushqimet që duhet të hani dhe të shmangni në rast se ju zë makina

0
26

Sa herë që afrohet e premtja nuk mund të mos mendojmë dhe të bëjmë ndonjë plan të vogël për fundjavën.

Jeta e zhurmshme dhe frenetike e qytetit duhet të përmbyllet më së miri me një fundjavë qetësuese dhe argëtuese në të njëjtën kohë, e ku ka më mirë se udhëtimet për këtë gjë, sidomos udhëtimet e gjata.

Ok, ndoshta duhet ta rimendojmë pjesën e fundit të fjalisë së mësipërme pasi personat që i zë makina as nuk duan t’ia dinë për udhëtimet, sidomos ato të gjatat që mund të shndërrohen në një torturë të vërtetë. Dhimbja e vazhdueshme e kokës dhe stomakut, ndjesia e vjelljes dhe marramendja janë disa prej atyre shenjave që zor se mund t’i harrojë një person që vuan vazhdimisht nga kjo gjë.

Ekizstojnë disa truke për ta bërë sa më lehtë dhe të përballueshëm udhëtimin si psh të lexosh (gjë që se zor realizohet), të shohësh vazhdimisht nga dritarja dhe të përqëndrohesh në një pikë të caktuar në horizont, të dëgjosh muzikë dhe të luash me telefonin.

Së pari duhet të dini se ajo që ne quajmë ”më zë makina” shkaktohet nga perceptimi që ka trupi juaj nga ajo që shikon dhe ajo që ndjen, kjo përplasje mes shqisave ndez prodhimin e një neurotransmetuesi që provokon gjendjen e çorientimit.

Nëse keni provuar gjithçka dhe sërish nuk keni gjetur zgjidhje, hidhni sytë nga ushqimi. Ushqimet që duhet të konsumoni në rast ushëtimesh janë xhinxheri, molla, djathi, kosi ose të përtypni gjatë gjithë rrugës gjethe majdnozi dhe borziloku.

Në listëne ushqimeve që nuk konsumuar asesi gjatë udhëtimit bëjnë pjesë mishi, patatet e skuqura, qepa dhe hudhra, ushqimet pikante dhe mbi të gjitha pijet alkoolike dhe ato të gazuara.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu