Këto janë shenjat e horoskopit që falin puthje vrastare

0
16

Besoni në shenjat e horoskopit?

Përgjigjet janë të ndryshme. Disa thonë Po, e disa të tjerë thonë Jo, mirëpo jo rrallë herë parashikimet e astrologëve janë të vërteta. Secili puthjen e përjeton në mënyra të ndryshme, le t’i hedhim një sy se si puth secila shenjë e horoskopit.

Dashi: Puthja e Dashit është energjike, e fuqishme dhe mbresëlënëse. Dashi aktit të puthjes i qaset me entuziazëm dhe ai di se si “ta ndezë” partnerin.

Demi: Demi puth ngadalë, në mënyrë sensuale dhe fuqishëm. Demat para puthjes dëshirojnë të përkëdhelen apo partnerin ta kapin për dore.

Binjakët: Binjakët kanë natyrë të ndryshueshme, gjë që shprehet edhe në puthjen e tyre. Megjithatë, është e sigurt se nuk do t’ju zhgënjejnë, sepse Binjakët janë të shkathtë në puthje.

Gaforrja: Gaforret dëshirojnë të puthen, ndërkaq shumë shpesh ato janë edhe iniciatore të puthjeve. Do t’ju kënaqin, mirëpo nuk do t’ju ngazëllejnë.

Luani: Kur t’ju puthë Luani, nuk do t’ju dridhen këmbët. Më mirë është që vetëm të relaksoheni dhe t’i dorëzoheni.

Virgjëresha: Mund të thuhet lirisht që puthja e Virgjëreshës është e përsosur, sepse është e ndjeshme dhe e kujdesshme.

Peshorja: Peshoret dëshirojnë ta kënaqin partnerin, mirëpo presin po të njëjtën dozë kujdesi nga partneri. Çdo puthje e Peshores është unike, andaj edhe kënaqësia është e sigurt.

Akrepi: Akrepat janë zjarrtë, që do të thotë se vetvetiu edhe puthjet e tyre janë të tilla.

Shigjetari: Shigjetarët gjithmonë dëshirojnë më shumë se ajo që marrin. Nëse dëshironi t’i bëni për vete pjesëtarët e kësaj shenje, përsëritni puthjet pa ndërprerë.

Bricjapi: Bricjapët puthen në mënyrë elegante dhe të përsosur. Megjithatë, nëse dëshironi të merrni puthje nga pjesëtarët e kësaj shenje të horoskopit, do t’ju duhet të keni shumë durim, sepse ata puthjet nuk i japin lehtë.

Ujori: Ujorët i duan puthjet e papritura dhe të pazakonshme. Nëse dëshironi t’ia merrni këtë formë butësie, duhet patjetër të tregoheni gjoja të painteresuar, në mënyrë që t’i “detyroni” t’ju japin puthje.

Peshqit: Peshqit puthen butësisht, me ndjenja dhe me kujdes, juve ju mbetet vetëm t’ua ktheni në po të njëjtën mënyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here