Këto janë 14 ushqime me zero kalori

0
198
Loading...

Tregoni kujdes në përzgjedhjen e disa ushqimeve, do të shohim se jo vetëm do kthejmë ushqimin në aleatin kryesor të linjave trupore, por edhe të mirëfunksionimit të organizmit tonë

Aleatët më të mirë për dietën, këto janë superushqimet e shëndetshme, me rol tejet pozitiv për organizmin. Veçanërisht përpara stinës së dimrit, ku teksa temperaturat ulen dhe dita shkurtohet, shtohet edhe oreksi ynë, kontrolli ndaj peshës bëhet më i vështirë. Por nëse tregojmë kujdes veçanërisht në përzgjedhjen e disa ushqimeve, do të shohim se jo vetëm do kthejmë ushqimin në aleatin kryesor të linjave trupore, por edhe të mirëfunksionimit të organizmit tonë. Për këtë arsye po ju listojmë frutat, perimet dhe ushqime të tjera, të cilat përbërja e ulët kalorike dhe sasia e shumtë e vitaminave dhe kripërave minerale i bën ato super ushqime.

Molla, 47 kalori për 100 gramë

Kini parasysh thënien e famshme, “një mollë në ditë mban larg mjekun”, në fakt kjo thënie është më se e vërtetë. Ky frutë, molla, është shumë e pasur me vitamina C dhe A, po kështu ndihmon më shumë për të mbrojtur shëndetin e zemrës.

Asparagu, 6 kalori

Antioksidantët, vitamina sikurse janë A, C, E dhe K, e bëjnë këtë perime një “minierë ari” për sa iu përket vitaminave dhe minerale, po kështu përmban fibra, shumë të domosdoshme për të rregulluar aparatin tretës. Reduktojnë amullinë e lëngjeve, po kështu është perime perfekte për të luftuar celulitin.

Panxhar, 36 kalori për 100 gramë

Hekuri dhe acidi folik janë armët sekrete të panxharit, përveçse janë shumë të pasura me antioksidantë. Një perime shumë i mirë për kë vuan nga tensioni i lartë, japin energji dhe parandalojnë sëmundje sikurse është demenza.

Brokoli, 33 kalori për 100 gramë

Një perime shumë e përdorur dhe përmban shumë vitaminë K dhe C, po kështu përmban në sasi të lartë shumë kalium dhe fibra. Një aleat i fuqishëm kundër plakjes falë pranisë së lartë të antioksidantëve, ndihmojnë shumë në shërimin e plagëve dhe në luftën kundër kancerit.

Lulelakër, 25 kalori për 100 gramë

Vetëm një pjesë e lulelakrës furnizon trupin tonë me 77% të nevojës ditore për vitaminë C, po kështu përmban shumë kalium dhe sasi të kufizuar fibrash. Prania e klorofilës te lulelakra favorizon prodhimin e hemoglobinës, e domosdoshme për të kuruar aneminë.

Selino, 2 kalori për tufë

Duke qenë kryesisht i përbërë nga uji, ngrënia e selinos është i ulët në yndyrë dhe i pasur me fibra, ka veti të mëdha pastruese dhe detoksifikuese.

Boronicë, 15 kalori për 100 gramë

Ky frutë është një burim i fuqishëm i vitaminës C, fibrave, magnezit po kështu shumë të pasur me antioksidantë. Mbrojnë dhe forcojnë muret e enëve të gjakut, si dhe kanë veti antiseptike dhe anti-inflamatore.

Kastravec, 16 kalori për 100 gramë

I përbërë kryesisht nga uji, ndihmon trupin të pastrojë dhe të largojë helmet. E përkryer për të mbajtur trupin tonë të hidratuar.

Kopër, 12 kalori për 100 gramë

I mbushur me fibra, mendohet të jetë shumë i dobishme në ribalancimin e çdo çekuilibri hormonal të femrave. I pasur me ujë është hidratues dhe në saje të pranisë së acidit folik, kaliumit dhe vitaminës C, favorizon mirëqenien e zemrës dhe arterieve.

Hudhër, 149 kalori për 100 gramë

Me pak më shumë kalori sesa ushqimet e mëparshme, megjithatë, tretet menjëherë nga trupi që e djeg shumë shpejt. Është gjithashtu shumë e dobishme për sistemin imunitar, frymëmarrjen, qarkullimin e gjakut, kundër të ftohtit dhe gripit.

Rrush, 67 kalori për 100 gramë

Rrushi i freskët është një burim i mirë i kaliumit, kalciumit dhe acideve organike. Tretet shumë lehtë, gjithashtu kryen edhe funksionin si laksativ dhe diuretik (veçanërisht ai i bardhë) dhe për këtë arsye është shumë i dobishëm në luftën kundër kapsllëkut, hemorroideve, gurëve në fshikëzën e urinës dhe kanaleve biliare.

Presh, 22 kalori për 100 gramë

Burimi i hekurit, bakrit, manganit, vitamina K dhe vitamina C, preshtë janë aleatë të shkëlqyer për ata që vuajnë anemi.

Mjedër, 53 kalori për 100 gramë

Shumë të pasura me vitaminë C, ata duket se janë në gjendje të rrisin pjellorinë te burrat, si dhe te gratë dhe të zvogëlojnë rrezikun e abortit në shtatzëni.

Rrepa, 38 kalori për 100 gramë

Rrepa dimërore është paksa i panjohur, por ka veti të shumta antioksiduese dhe antikancer. I pasur me kripëra minerale, ndihmon sistemin imunitar dhe mbron qelizat nga radikalet e lira. Rrepa gjithashtu stimulon formimin e kolagjenit dhe hormoneve tiroide që mbron qelizat nga infeksionet dhe mban mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm, përgatiti Koha. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here