Këto fakte për trupin nuk i keni ditur

0
10

Ne mendojmë se dimë gjithçka rreth trupit tonë.

Por janë disa fakte mjaftë interesante, për të cilat nuk keni dëgjuar.

Më poshtë mund të lexoni disa nga to:

Secili njeri e shtypë gjuhën në mënyrë unike, tregojuni miqve për këtë.

Një qime e vetme mund të mbajë peshën e një molle të varur. Megjithatë, shkencëtarët nuk specifikojnë dimensionet e mollës.

Numri i baktereve në gojën e një personi është i barabartë me numrin e njerëzve që jetojnë në Tokë, apo edhe më shumë.

Rreth 400 km/h është shpejtësia e një informate që shkon në tru.

Nuk ka vetëm katër lloje të gjakut siç kemi menduar, por në fakt 29! Më e rrallë prej tyre i takon nëntipit të Bombeit, i cili është i zakonshëm te një grup i vogël familjesh në Japoni.

Gjatë një dite gjaku ynë bën 19,312 kilometra.

Gjatësia totale e të gjithë nervave në trupin e njeriut është 75 kilometra.

Njeriu bën deri në 20 mijë frymëmarrje në ditë.

Pothuajse të gjithë njerëzit në botë kanë “merimangat” e veçanta në qerpikët e tyre të quajtur demodex.

Syri i njeriut mund të dallojë deri në 10 milionë ngjyra të ndryshme. Por truri ynë nuk mund t’i kujtojë të gjitha ato.

Veshët tanë vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës sonë me shpejtësi pothuajse të pabesueshme – një e katërta e milimetrit në vit!

Zemra rreh 35 milionë herë në vit. Po, 35 milionë. Një vit!

Çdo ditë, trupi i njeriut humb rreth një milion qeliza të lëkurës – që arrin në 2 kg çdo vit.

Një centimetër katror i lëkurës suaj përmban rreth njëqind sensorë dhimbjeje.

Personi mesatar konsumon rreth 35 ton ushqim gjatë jetës së tij/saj.

100 mijë reaksione kimike ndodhin çdo sekondë në trurin tonë.

Shpejtësia e teshtimës arrin 160 km/h.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here