Këtë vit fillojnë përpjekjet e para për të ringjallur njerëzit nga të vdekurit!

0
15

Një firmë amerikane po planifikon përpjekjet e para për të “rizgjuar nga të vdekurit” njerëzit që kanë ndërruar jetë.

Mos e besoni po deshët, por Bioquark, një kompani e bazuar në Filadelfia, beson se vdekja e trurit nuk është e pakthyeshme, dhe ka planifikuar që të testojnë një metodë të paprecedentë me qeliza staminale në pacientët e një vendi të paidentifikuar në Amerikën Latine. Detajet e testeve do të konfirmohen në muajt e ardhshëm, por drejtori ekzekutiv Ira Pastor ka konfirmuar se Bioquark ka zhvilluar një seri injeksionesh që mund të riaktivizojnë trurin. Ideja është për të injektuar qeliza staminale në shtyllën kurrizore të njerëzve që janë deklaruar klinikisht të vdekur, në kombinim me injeksionin e një përzierje proteinash, stimulimit elektrik të nervave dhe një terapi me lazer për trurin. Qëllimi përfundimtar i trajtimit është rritja e neuroneve të reja dhe stimulimi që të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën për të risjellë trurin në jetë. Uau, thjesht uau!

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu