Këshilla verore/ Si të shfrytëzoni stinën e verës për të ardhur në formë

0
23

Blerina Bombaj, dietologe klinike

Dielli shkëlqen, temperaturat rriten. Vera është stina e “zhveshjes” nga rrobat por edhe nga “dhjami” i tepërt! Kjo që po ju them mund t’ju sjellë në mendje një regjim të rreptë dhe disiplinë të fortë, por, çfarë do të thoshit nëse mund t’ia arrini thjesht duke shijuar gjithë mrekullitë e kësaj stine? Ju mund t’ia dilni jo vetëm të rrezoni kilogramë, por edhe të furnizoni trupin me një sërë thesaresh ushqimore të cilat do të jenë rezerva që do të shërbejnë edhe në stinët në vazhdim, ku ngjyrat zbehen dhe zgjedhjet varfërohen.
Të hash më pak gjatë verës vjen natyrshëm dhe madje pa u ndierë të privuar. Duke ndjekur këshillat tona do të siguroni një ushqim që ju ofron fibra bimore, kalcium dhe lëndë ushqyese të rëndësishme.
Fibrat bimore ndihmojnë në uljen në peshë sepse na “kënaqin stomakun” duke dhënë ndjesinë e ngopjes më gjatë. Ato ndihmojnë edhe në metabolizmin e sheqerit duke parandaluar nepsin për ushqime kalorike.
Frutat dhe zarzavatet e verës kanë veti të tjera për të cilat mund të mos jeni në dijeni. Për shembull, fitokimikatet dhe antioksiduesit që përmbahen në disa fruta, sidomos me ngjyrë të kuqe dhe vishnje, luajnë rol të rëndësishëm kundër plakjes, kancerit dhe hemorragjisë cerebrale, përmirësojnë tensionin arterial dhe mbrojnë zemrën tonë. Përveç kësaj, na ndihmojnë të ngushtojmë rripin e mesit pasi janë aleate shumë të rëndësishëm në përpjekjen për të rënë nga pesha.

Gati për t’u dobësuar me ushqime verore? Filloni dietën tuaj të “verës” me këto hapa:

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu